Periskopi iu sjell të përkthyera nga The Guardian disa prej lajmeve më të rëndësishme sa i përket pandemisë së Covid-19.
Kryeministri britanik Boris Johnson mbetet në spital, pasi u pranua në dhomën e kujdesit intenziv gjatë të hënës pasi iu kishin përkeqësuar simptomat.
Në disa prej vendeve të goditura më së rëndi nga koronavirusi në Evropë, numri i infektimeve dhe i vdekjeve po bie. Kina ka regjistruar ditën e saj të parë pa asnjë vdekje, dhe me kujdes po rihap qytetet e saj.
E shtuna e kaluar mund të ketë qenë dita më vdekjeprurëse deri tash, me më shumë se 6500 fatalitete në mbarë botën. Por me disa prej vendeve më të varfëra e të populluara të botës ende relativisht të paprekura nga virusi, është ende herët që kjo të dihet me siguri të lartë.
Singapori, i cili u përshëndet për përgjigjjen e shpejtë ndaj virusit, ka paraqitur karantinën strikte pas shenjave për një valë të dytë infeksionesh. Vaksinat po zhvillohen shpejt por nuk parashihet që të prodhohen masivisht për të paktën 18 muaj të tjerë.
Pakistani po e rihap sektorin e saj të ndërtimit. Me çerekun e popullsisë në varfëri, vendi po ecën mes dilemës se a të ngadalësojë virusin apo të sigurohet që njerëzit nuk vdesin nga uria dhe ekonomia nuk kolapson.
Deri tash kanë vdekur më shumë se 75 mijë njerëz në botë, dhe 1 milion e 300 mijë janë të infektuar. Rreth 270 mijë njerëz janë shëruar. Nuk ka asnjë strategji se si të kthehemi në jetën normale.