Sot, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo edhe njëherë uroi Maqedoninë Veriore si anëtarin e 30-të të NATO-s.
Në një konferencë për shtyp, ai tha se me hyrjen e vendit tonë në NATO, Aleanca po forcohet “kolosalisht”.
“Kjo është një dëshmi tjetër e vendeve që e dinë se aleanca me kombet e lira të Perëndimit është mënyra më e mirë për të arritur siguri, stabilitet dhe prosperitet për kombin e tyre,” tha Pompeo.
Konferenca e sotme për shtyp e Pompeos ishte e përkushtuar tërësisht ndaj rreziqeve të përhapjes së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet e Departamentit të Shtetit për riatdhesimin e amerikanëve nga zonat e rrezikuara në të gjithë botën.