-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / COVID-19 MUND TË PËRDORET SI ARMË DYFISH E RREZIKSHME

Abdulla Mehmeti / COVID-19 MUND TË PËRDORET SI ARMË DYFISH E RREZIKSHME

Koronavirusi i ri Covid-19, në të ardhmen mund të shndërrohet në armë dyfish të rrezikshme në duart e pushteteve autoritare dhe diktatoriale, të shërbimeve sekrete të papërgjegjshme, të mafias dhe të bandave kriminale vendëse dhe ndërkombëtare.

Shumica e viktimave për interesa të tyre mund të shpallen si të vdekur nga virusi Covid-19. Edhe më herët viruset e llojeve të ndryshme janë përdorur si armë, për vrasje në luftë e në paqe.

Përveç dëmeve dhe dobive që njerëzimit do t’u sjell pandemia e virusit covid-19, në ndryshimin e mënyrës së jetesës dhe sjelljes, në mënyrën e qeverisjes dhe pushtetit, në ekonomi dhe jetën sociale, në biznese dhe sistemet bankare, në industri dhe transport, teknologji informatike dhe të komunikimit, në marrëdhënie ndërkombëtare dhe rendin e ri botëror, përhapja e këtij virusi në botë sjell me vete edhe një rrezik të jashtëzakonshëm, që duhet ta parashikojnë ekspertët e sigurisë kombëtare dhe organizatat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut; sepse, pushtetet jodemokratike, agjenturat e ndryshme, mafia dhe bandat kriminale, tani do të kenë edhe një armë të re të sofistikuar në duart e tyre, për eliminimin në heshtje të kundërshtarëve të tyre, dijetarë, politikanë përparimtarë, disidentë, kundërshtarë të regjimeve autoritare dhe të politikave globale johumane, madje edhe biznesmenë, pasanikë, milionerë e miliarderë, për shkak të plaçkitjes së kapitalit, parave dhe psurisë së tyre.

Rasti i parë veç u shfaq në Kinë, me paraqitjen e kësaj pandemie, kur mjeku i ri që i pari e paralajmëroi rrezikun e madh për njerëzimin nga koronavirusi i ri covid-19, u likuidua në mënyrë misterioze (dyshohet edhe për shumë raste të tjera). Dhe, mos harroni, regjimet autoritare dhe diktatoriale të vrasin natën dhe të vajtojnë ditën! Mjeku i likuiduar më vonë u shpall hero kombëtar! Regjimeve të tilla u pengojnë këta njerëz të gjallë, ndërsa të vdekur e të parrezikshëm për pushtetin, ata mund t’i shpallin dhe nderojnë si HERONJ!

(5 prill 2020)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments