Sot Komuna e Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, finalizoi spitalin e përkohshëm ndihmës pranë klinikës “Nënë Tereza”.
Ky spital do të shërbejë në rast të mbingarkimit të klinikës së qytetit me pacientë të infektuar nga coronavirusi.
Spitali do të ketë kapacitet për 130 shtretër shtesë, me çka pritet që kapaciteti i klinikës të dyfishohet.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedoni është 285, prej të cilëve 12 janë shëruar dhe shtatë kanë ndërruar jetë.