Në një zonë të izoluar në Shkup, po ndërtohet një shtëpi e cila do të prodhojë kanabis, e cila pasi të përfundojë do të përfshijë 178.000 metra katrorë, përafërsisht me madhësi sikur supermarketi Walmart.
Me kapacitet të plotë për një vit, do të korren 17 tonë marihuanë, që kapin vlerën e 50 milionë dollarëve. Planifikohet që të ketë oferta nga një kompani amerikane “Herijuana”, e cila është portë e heroinës dhe marihuanës.
Siç shkruan “New York Times”, përcjell Telegrafi Maqedoni, kompania pas këtij “operacioni” Pharmacon, ka gjithçka gati për një biznes të lulëzuar, duke përfshirë kontratat me blerës nga Gjermania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërtimi i shtëpisë në Shkup ditëve të fundit është ngadalësuar për shkak të coronavirusit. Pritet që ndërtesa së shpejti të kompletohet, por më pas Pharmacon do të ballafaqohet me pengesën më të madhe – Qeverinë.
Zlatko Keskovski, i cili punon për kompaninë Pharmacon, thotë se Qeveria i ka thënë se kjo do të jetë mundësi e madhe për një industri të re.
“Ata ju kanë thënë të gjithëve se kjo është një mundësi e madhe për një industri të re”, thotë Zlatko Keskovski, një ish-instruktor karate i kthyer në sipërmarrës kanabisi, i cili punon për Pharmacon. “Ata thanë që do të ketë një ligj të mirë të miratuar brenda disa muajve. Kjo ishte pothuajse dy vjet më parë”, thotë ai.
Zlatko Keskovski – New York Times
Eksporti mjekësor i marihuanës ka qenë legal në Maqedoni që nga 2016. Por, ligji lejon vetëm vaj, ekstrakte dhe tinktura, të cilat sipas kërkesës, janë vetëm 30 përqind e tregut. Ndërsa 70 përqind janë bimët për tymosje, e njohur si “lule” e industrisë, shitja dhe eksporti e së cilës mbetet e ndaluar.
U mendua se ligji do të ndryshohet në vitin 2018, kur drejtuesit e qeverisë njoftuan se ligji për eksport do të ndryshojë. Kishte më shumë shpresa për investuesit e huaj, kur në gushtin e vitit të kaluar ish-kryeministri i vendit Zoran Zaev, u pa në takim me një ekzekutiv amerikan të kanabisit Michael Straumietis.
“Ju them se ky vend ka potencial të madh dhe jam i lumtur të jem pjesë e shndërrimit të Maqedonisë në një superfuqi të kanabisit në Evropë”, tha Michael Straumietis.
Por amendamenti i premtuar në Kuvend u bllokua, pas akuzave për korrupsion. Partia opozitare maqedonase thoshte se kryeministri ka drejtuar licencat e kanabisit për të afërmit dhe aleatët e tij.
Ndërsa zyrtarët qeveritarë thonë se vetëm një i afërmi i kryeministrit ka marrë licencë, dhe se ata shpresojnë të kalojnë amendamentin kur Kuvendi të rikthehet, gjë që është planifikuar të ndodhë në prill.
Kjo situatë pritet të zgjatet për shkak se Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore për shkak të coronavirusit.
“New York Times” shkruan se nëse Maqedonia e Veriut merr diçka nga ky biznes, do të ishte shumë e konsiderueshme për një vend të vogël, me 2.1 milionë njerëz, ku të ardhurat mesatare mujore janë nën 500 euro./Telegrafi/