7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: Maqedonia është vendi i dytë në rajon për nga numri i...

Mickoski: Maqedonia është vendi i dytë në rajon për nga numri i të infektuarve me coronavirus

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebook shkruan se Maqedonia është vendi i dytë në Ballkan për nga numri i të infektuarve me coronaviurs për çdo një milion banorë.

“Fatkeqësisht,statistika të pafavorshme për Maqedoninë, e cila renditet e dyta në numrin e personave me coronavirus në Ballkan për nga popullsia:

Kroacia 102 e infektuar me 1 milion banorë, Maqedonia 88 të infektuar për milion popullatë, Mal i Zi 83 të infektuar për 1 milion banorë, Greqia 71 e infektuar për 1 milion banorë, Shqipëria 51 e infektuar për 1 milion banorë, Bosnja dhe Hercegovina 51 të infektuar për 1 milion banorë, Serbia 35 të infektuar për 1 milion banorë, Bullgaria 32 të infektuar për 1 milion banorë, Turqia 22 të infektuara për 1 milion banorë”, shkruan Mickoski.

Ai shkruan se jep mbështetje për mjekët e Maqedonisë, të gjithë profesionistët e shëndetit dhe policinë dhe ushtrinë që janë në ballë të luftës kundër coronavirusit.

Ai shton se do të mbështesë çdo masë shtesë që do të thotë më shumë mbrojtje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments