-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaRaporti i fundit për koronavirusin në botë: 245 mijë të infektuar, 88...

Raporti i fundit për koronavirusin në botë: 245 mijë të infektuar, 88 mijë të shëruar, 10 mijë humbën jetën

Ritme të shpejta përhapjeje dhe numër më të lartë viktimash nga ditët e tjera, u konstatua në këto 24 orët e fundit në të gjithë botën.

Raporti i orës 01.50 të datës 20 mars 2020 tregon se ka shkuar në 245018 numri i personave të prekur me koronavirus.

Raportohet se 88138 vetë janë shëruar. Kurse 10038 njerëz kanë humbur jetën, informon noa.al duke cituar raportin me të dhënat e OBSH që përditësohet gjithë kohës.

Raste aktive janë 146842, ndër të cilat 7378 vetë ose 5 për qind janë në gjendje serioze. Kurse 139464 ose 95 për qind, nën mbikëqyrje mjekësore.

Ndër rastet e mbyllura, gjithsej 98176, 10038 ose 10 për qind humbën jetën kurse 88138 ose 90 për qind u shëruan.

Vetëm 24 orët e fundit u shënuan 26196 raste të reja dhe 1087 të vdekur.NOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments