Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, parti e cila është në koalicion parazgjedhor me LSDM-në për zgjedhjet e 12 prillit, i cili është për vizitë në SHBA, është takuar me ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi dhe ish ambasadorin amerikan në vend, Filip Riker.
“Jam takuar me ambasadorin Filip Riker këtu në Departamentin e shtetit ku patëm një bisedë shumë të frytshme për zhvillimet në Maqedoni të Veriut. E informuam ambasadorin për zhvillimet e fundit dhe koalicionin LSDM- Besa si një koalicion fitues. Kishte një vlerësim pozitiv nga ambasadori dhe të gjithë diplomatët këtu në SHBA për këtë koalicion i cili është një koalicion për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kasami në video deklaratën e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.