BallinaLajmePISA 2025 Maqedonia e Veriut ,2 vite Janevska Ministre e MASH -meret...

PISA 2025 Maqedonia e Veriut ,2 vite Janevska Ministre e MASH -meret me shkurtim klasa : Arsimi në rënie, rezultatet në fund të klasës

PISA nuk gënjen. Rezultatet po bien, ndërsa sistemi arsimor vazhdon të na shitet si “reformë”.

Nxënësit 15-vjeçarë të Maqedonisë së Veriut edhe në PISA 2025 mbeten shumë larg mesatares së vendeve të OECD-së. Madje, krahasuar me vitin 2022, kanë rënë në të tri fushat kryesore.

Matematikë: 379 pikë – OECD rreth 472.
Lexim me kuptim: 354 pikë.
Shkenca natyrore: 377 pikë – OECD rreth 482.

Pra, ndërsa të tjerët përpiqen t’i çojnë nxënësit përpara, këtu duket se “reforma” po i mëson sistemit të ecë mbrapa.

Në matematikë kemi rënie nga 389 në 379 pikë, në lexim nga 359 në 354, ndërsa në shkenca nga 380 në 377 pikë.

Dhe problemi bëhet edhe më serioz kur shikohen nivelet bazë të njohurive: vetëm rreth 26 për qind e nxënësve arrijnë nivelin bazë në lexim dhe rreth 32 për qind në matematikë. Në OECD këto shifra janë rreth 69 dhe 65 për qind.

Me fjalë të tjera, më shumë se dy të tretat e nxënësve tanë nuk arrijnë nivelin bazë në matematikë dhe lexim.

Në rajon, Maqedonia e Veriut mbetet pas Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi në të tri fushat kryesore.

Dhe kjo nuk është vetëm një fotografi e vitit 2025. Në vitin 2018 rezultatet ishin 394 pikë në matematikë, 393 në lexim dhe 413 në shkenca. Në vitin 2025 kemi zbritur në 379, 354 dhe 377.

Një sistem arsimor që çdo cikël PISA sjell rezultate më të dobëta nuk ka nevojë për konferenca me fjalë të mëdha. Ka nevojë për përgjegjësi.

Sepse diplomën mund ta printosh, statistikën mund ta zbukurosh, propagandën mund ta përsërisësh çdo ditë – por PISA i ul nxënësit në bankë dhe i teston. Aty nuk ka parti, slogane dhe konferenca. Ka vetëm rezultat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments