Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI
Në Qeverinë ku është VLEN-i, drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të komuniteteve, organ i themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të garantuar dhe promovuar të drejtat e komuniteteve, u thur elozhe kriminelëve që kanë kryer krime kundër njerëzimit, pikërisht ndaj komuniteteve të drejtat e të cilave ky institucion duhet t’i mbrojë dhe promovojë.
Ky është poshtërimi që na e servuan si “ndryshim”!
Kur një drejtues i një institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e komuniteteve glorifikon ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, përgjegjësia nuk mund të anashkalohet.
SHKARKIM DHE BASHKË SHKONI N’SHPI!
======================================================================
VLEN dënon fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës
VLEN dënon fuqishëm çdo glorifikim të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda.
Akoma më shqetësuese është kur përmbajtje të tilla publikohen nga drejtuesi i një institucioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.
Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve.
VLEN kërkon përgjegjësi të menjëhershme. Kush nuk respekton viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve.
