BallinaLajmeMenduh Thaçi kërkon krijimin e institucioneve autonome dhe vendimmarje me veto(video)

Menduh Thaçi kërkon krijimin e institucioneve autonome dhe vendimmarje me veto(video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) Menduh Thaci në intervistën për “Lajm TV” dhe gazeta “Lajm”, ka folur edhe për krijimin e “institucionet tona autonome dhe vendimmarrjes me veto të kontrolluar” sepse sipas tij, “përndryshe nuk ka shpresë për përmirësim të situatës tone”.

Menduh Thaçi: “Pika kryesore, thelbi, nyja që e lidhë tash programin e PDSh-së, është se ne shqiptarët duhet patjetër të ngrisim brenda këtij shteti institucionet e tona autonome të cilat e përcaktojnë mes nesh kualitetin, kriterin, parimin, e kështu me radhë. Derisa këto kritere, parime ngelin të menaxhuara nga duartë e popullit tjetër, ata, përherë do t’i keqmenaxhojnë dhe keqinterpretojnë. E dini në Bosnjë Hercegovinë, 3 udhëheqësit e presidencës, janë kroat, boshnjak dhe serb. Ka një problem 20 vjetet e fundit se përfaqësuesin kroat përherë e zgjedhin e votojnë boshnjakët, sepse iu duket më i afërtë. Prandaj, administruesi i Bosnjës, ndërkombëtari Kristijan Schmidt, vitin e kaluar, me dekret e ndryshoi ligjin se tha kur të votoni për këtë përfaqësues, duhet ta prezantosh aty edhe letërnjoftimin apo edhe listen zgjedhore që ty të parandalaon të votosh për pjesëtarin e kombit tjetër… Këto janë çështje të cilat Evropa i dinë më së miri, por për momentin refuzojnë t’i kuptojnë. Amerika nuk i ka të qarta, për shkak se është shoqëri e re e krijuar mbi principe të funskionimit tjetër, të shtetit-komb… Insistimi jonë për ta bërë institucionin rezulton me një punë marramendëse gjatë natës, që t’I pamundësojmë të tjerët që të na i rrënojnë atë institcion… Universiteti, universiteti tjetër, Instituti (s’e them qëllimisht emrin e plotë të Institutit se Ali Ahmeti s’e mbanë në mend emrin e plotë të Institutit.. për këtë vë bast… pastaj Teatrin, po Teatri në Shkup ka qënë “Drama Tusrka” dhe “Albanska Drama”. Nuk ka patur lidhje… Politika e krijimit të institucioneve autonome të institucioneve të PDSh-së duhet të vazhdoj. Do të thotë dikush ti në këtë mënyrë i frikëson maqedonasit?! “Folirasin, ata”! S’kanë pse frigohen maqedonasit? Bëjnë dallevare! Bëjnë mashtrim, na mashtrojnë! Këto institucione për të cilat po flasë, do të ngriten në bazë të principeve universale të funksionimit Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Në bazë të principit të funksionimit të institucioneve Euro-Atlantike, në të cilat vetëm gjysmë-anëtarë jemi… pra pjesëtarë të NATO-së dhe Bashkimit Evropian (BE). Asgjë shqiptarët nuk duhet të bëjnë diçka nëpër male, apo diçka që s’ka të bëjë me realitetin e tanishëm që është në botën e përparuar dhe civilizuar. Këtë nuk e them kundër asnjë partie, madje as për të tentuar të përfitojë vota. Këtë e lë si amanet për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, që duan të merren me politikë. Pa u krijuar institucionet tona autonome dhe vendimmarrja të jetë me veto, e kontrolluar, nuk ka shpresë për përmirësim të situatës tone”, than ë intervistën për “Lajm TV” dhe gazetën “Lajm” zoti Menduh Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments