www.telegrami.mk
Në seancën e 15-të të Këshillit të Komunës së Tetovës janë votuar edhe 21 rrugë të reja si rrugë me një kahje, përveç 48 rrugëve që, sipas informatave të sektorit përkatës, tashmë janë shpallur të tilla.
Por pyetja që duhet t’ua bëjë dikush atyre që i marrin këto vendime është shumë e thjeshtë: a janë menduar këto ndryshime për qytetarët apo vetëm janë vizatuar nga zyrat mbi një hartë?
Për qytetarin nuk është e rëndësishme se si quhet rruga. Është e rëndësishme që të mund të hyjë në lagjen e tij, të shkojë në shtëpi dhe të dalë prej saj pa bërë një rrethim prej disa kilometrash.
Nëse një banor, për të arritur në shtëpinë e vet, detyrohet të dalë deri te rruga kryesore dhe të bëjë një rrethim që i merr gati dhjetë minuta, vetëm sepse rruga pranë shtëpisë së tij është bërë njëkahëshe, atëherë duhet pyetur: ku është përmirësimi i trafikut për atë qytetar?
Edhe më absurde bëhet situata kur një rrugë njëkahëshe fillon të ngushtohet edhe më shumë me parkime në njërën anë. Pra, fillimisht qytetarit i merret mundësia për të lëvizur në të dy drejtimet, ndërsa më pas hapësira e mbetur për qarkullim zvogëlohet edhe më shumë.
Kjo nuk është domosdoshmërisht zgjidhje e trafikut. Nëse nuk shoqërohet me studim serioz të qarkullimit, hapësira të mjaftueshme për parkim, sinjalistikë të qartë dhe alternativa reale për banorët, mund të kthehet vetëm në zhvendosje të problemit nga një rrugë në tjetrën.
Dhe qytetarët kanë të drejtë të pyesin: ku është studimi i trafikut? Ku janë konsultimet me banorët? Kush e ka analizuar se sa minuta shtesë dhe sa kilometra shtesë do të bëjë çdo ditë një banor vetëm për të hyrë apo dalë nga lagjja e tij?
Sepse qyteti nuk planifikohet vetëm me tabela, vendime dhe harta. Qyteti planifikohet duke parë se si jeton qytetari në terren.
Nëse qëllimi është disiplinimi i trafikut dhe rritja e sigurisë, kjo duhet të bëhet me masa që e bëjnë jetën e qytetarëve më të lehtë dhe rrugët më të sigurta. Jo duke i detyruar banorët të bëjnë rrethime të panevojshme dhe pastaj duke ua ngushtuar edhe më shumë rrugën me parkime.
Tetova ka nevojë për planifikim urban të menduar, jo për vendime që duken bukur në dokumente, por që në terren prodhojnë kaos, humbje kohe dhe nervozizëm.
Në fund, pyetja është e thjeshtë:
A po bëhen rrugët njëkahëshe për ta zgjidhur trafikun e Tetovës, apo po krijohet një sistem ku qytetari detyrohet të sillet rreth qytetit dhe pastaj të ndëshkohet nëse nuk e respekton një sistem që vetë komuna nuk ia ka bërë të lehtë ta kuptojë dhe ta përdorë?
Tetova nuk ka nevojë për më shumë tabela një kahësge ku Komuna po krijon falco venparkingje . ..nuk pati debat nëpër lagje ..por gjithë qytetarët duhet të dhkojnë përditë në Komunë të dhohin se çfarë u përgaditi Bilall Kasami …me stafin burrokratik që nuk lëvizin nga zyrat dhe mbahen të gjithëfitshëm…personalisht përshkruaj për rrugën Boro Vuliç…Tetova ka nevojë për planifikim që fillon nga qytetari...www.telegrami.mk
_———————————————————-
P.S.Në vend që të meret me sanimin e gropave.në këtë lagje pas Gjimnazit..meret me PiAr….Fenomeni Bilall Kasami…
Mesut Shabani

