BallinaLajmeJeton Shasivari takon ambasadorin e Kosovës, Florian Qehajën .Ok.! Kur do e...

Jeton Shasivari takon ambasadorin e Kosovës, Florian Qehajën .Ok.! Kur do e takojë ambasadorin shqiptar Denion Meidanin???

www.telegrami.mk

Maqedonia e Veriut e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës që në vitin 2008 dhe mban marrëdhënie të plota diplomatike me të. Për këtë arsye, ambasadori i Kosovës në Shkup ka status diplomatik në RMV dhe takimet zyrtare me ministrat janë plotësisht në përputhje me marrëdhëniet dypalëshe.Është e vërtetë që Kosova nuk është anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare (p.sh. OKB), për shkak se nuk njihet nga disa shtete.Nuk ka ndonjë rregull që e detyron ministrin të takojë ambasadorët sipas një radhe të caktuar. Në praktikë, ministrat takojnë ambasadorë të vendeve të ndryshme sipas agjendës, kërkesave për takim ose prioriteteve të bashkëpunimit.

Pasi javën e parë të punës zyrtare bëri turrin e takimeve Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari,i mbetën takimet për javën e ardhëshme me ambasadorin e Bullgarisë,Serbisë ,Shqipërisë, Greqisë,vendeve fqinje e pastaj do i kthejë vizitat..sipas Kanunit…..javëve të tjera .besojmë se deri në shtator ai do ulet dhe do ia nisë punës..Nikolla Gruevski e pret…Bismilah…

P.S.

Pasi në mënyrë vllazërore e priti Qehajën (mos i idhnohet Albin Kurti)…si atdhedashës(mëmëdheu) që e ka partinë Vlen do duhet që ta presin Ambasadorin e Shtetit të atdheut (mëmëdheut) Shqiptar me bakllava…ashtu siç i priti Shqipëria ditë më parë në Tiranë …kur Bilall Kasami nga Tirana e dha KUMTIN filloi Autostrada Tetovë-Prizren ….mos na idhnohet vllau se pranimi nga Atdheu(mëmëdheu ) pret …pra kur do që të jetë edhe atëherë kur Mickoski tu jep lejen…jo inshalla për Bajramin që vjen …por kur Izet Mexhiti e bën ditën e bakllavas në Çair …www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments