BallinaLajmeVMRO‑DPMNE: Filipçe nuk ka kredibilitet të kërkojë përgjegjësi për Gostivarin

VMRO‑DPMNE: Filipçe nuk ka kredibilitet të kërkojë përgjegjësi për Gostivarin

VMRO‑DPMNE vlerëson se kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nuk ka kredibilitet të kërkojë përgjegjësi për situatën në Gostivar, duke e akuzuar se po mbledh pikë politike ditore me deklarata se pushteti po rrezikon të drejtat themelore të qytetarëve.

Nga partia thonë se Filipçe ka dhënë mbështetje dhe ka mobilizuar njerëz për zgjedhjen e kryetarit aktual të Gostivarit, Velbon Limani, i cili dje deklaroi se nuk ndien asnjë përgjegjësi morale për rastin me ujin e ndotur në ujësjellësin e Gostivarit. VMRO‑DPMNE pyet nëse Filipçe e mbështet qëndrimin e Limanit, i cili — siç thonë ata — “pa turp hedh poshtë përgjegjësinë për gabimet e njerëzve që vetë i ka emëruar”.

“Me figura me të kaluar kriminale dhe dosje të pasur policore, si Zoran Trifunovski, LSDM nuk ka kredibilitet të moralizojë për skandalin në Gostivar. Persona të dyshimtë me të kaluar kriminale, si sekretari organizativ Zoran Trifunovski, janë në rreshtat e parë të LSDM-së. Veçanërisht është e pakuptueshme që Venko Filipçe mban ligjërata për funksionimin e sistemit shëndetësor, duke pasur parasysh se si ministër i shëndetësisë pati skandale të shumta, kur dhjetëra mijëra njerëz vdisnin nga koronavirusi, ndërsa ai mendonte vetëm për provizionet nga vaksinat”, thuhet në reagimin e VMRO‑DPMNE-së.

Partia në pushtet e akuzon Filipçen se po gjykon paraprakisht dhe po plasojnë skenarë për epidemi të reja, duke tentuar — siç thonë — të krijojë panik te qytetarët

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments