Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë sulmet ndaj Iranit, duke argumentuar se negociatat për arritjen e një marrëveshjeje kanë avancuar shumë ngadalë.Gjatë një prononcimi në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime të reja ushtarake kundër Teheranit.
“Ne do t’i sulmojmë ata, do t’i sulmojmë shumë fort”, tha ai, duke lënë të kuptohet se rrëzimi i një helikopteri amerikan Apache nga Irani mund të shërbejë si bazë për veprime të mëtejshme ushtarake.Bazuar në helikopter, mendoj se kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, deklaroi Trump para gazetarëve.
Presidenti amerikan shprehu gjithashtu pakënaqësi për ritmin e bisedimeve me Iranin, të cilat sipas tij kanë vazhduar prej disa muajsh pa arritur një rezultat përfundimtar.
“Kam punuar me Iranin për disa muaj. Ata duhet ta nënshkruajnë marrëveshjen. Është një marrëveshje e mirë”, tha ai.
Trump kritikoi zvarritjen e procesit negociues, duke theksuar se ende nuk është e qartë se cili është qëndrimi përfundimtar i palës iraniane.
Më vonë, ai nuk përjashtoi mundësinë e goditjeve ndaj infrastrukturës civile, përfshirë termocentralet dhe urat, duke theksuar zhgënjimin e tij për mungesën e progresit në arritjen e një marrëveshjeje.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë.
