BallinaLajmeIrani mbështet protestën dhe sulmon Ramën

Irani mbështet protestën dhe sulmon Ramën

Qeveria iraniane ka dalë hapur kundër Edi Ramës. Ministria e jashtme ka postuar një video nga protesta në Tiranë dhe ka ironizuar kryeminsitrin shqiptar duke e ftuar të përballet tani me të. I menjehershëm ka qenë reagimi i kryeminsitrit.

Rama ka replikuar sërish me zëdhënësin e ministrisë së jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei që kësaj radhe ka mbështetur publikisht protestën kundër investimit në Zvërnëc, me një video me dron nga bulevardi dhe këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”

Mesazhi i Beqaei i drejtohet kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar se ishte vetë që e nxiti të gjithën dhe tani duhet të përballet me muzikën.

Por kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur duke shkruar se regjimi i Iranit është i interesuar për të shembur tolerancën ndërfetare në Shqipëri, vetëm e vetëm për të nxjerrë inatin ndaj Izraelit dhe Trump.

“Replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!” shkruan Rama.

Rama kujton se Shqipëria nuk mund te marre leksione nga Irani. Dy vende te ndryshme, ne Tirane qytetaret protestojne lirisht, ne Teheran protestuesit vriten, burgosen, shtypen. 

“Është veçanërisht domethënëse që ju keni zbuluar papritmas një shqetësim kaq të thellë për protestuesit në Tiranë, ndërsa gjaku i dhjetëra mijëra njerëzve tuaj njollos ndërgjegjen e regjimit tuaj, ndërsa të tjerë të panumërt vazhdojnë të vuajnë persekutim, shtypje dhe burgosje, dhe ndërsa dhjetëra miliona mbeten të bllokuar në kushte që i përkasin më shumë Mesjetës sesa shekullit të njëzet e një,” vijon Rama.

Në fund Rama paralajmëron Iranin se fushata dezinformuese e tyre nuk ka për të helmuar shqiptarët, pasi në Shqipëri një mendje regjimi i Iranit mbetet një shtet terrorist.

“Të gjithë jemi të qartë dhe të bashkuar në pikëpamjen se çdo lloj regjimi që mban popullin e vet në errësirë ​​dhe varfëri është armiku i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim. Dhe i juaji është më i keqi, një shtet terrorist sipas përkufizimit,” përfundon Rama./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments