BallinaLajmeZiadin Sela: Gjuha shqipe flitet këtu prej 8 mijë vitesh, do të...

Ziadin Sela: Gjuha shqipe flitet këtu prej 8 mijë vitesh, do të luftojmë ti thuhet Gjuhë Shqipe me Kushtetutë

Më rastis shpesh, gjatë debateve politike, por edhe në biseda të zakonshme mes miqsh – shqiptarë të dëgjoj një tezë të imponuar, kuptohet edhe të rrezikshme?! Thonë, deri kur do të merremi me gjuhën shqipe?

Ju përgjigjem:

– Deri kur gjuhës që flitet në këtë tokë më se 8000 vite, asaj tonës, ti thuhet Gjuhë Shqipe me kushtetutë.

– Deri kur Gjuha Shqipe të jetë tërësisht e barabartë me gjuhën e ardhur më vonë në këtë tokë.

– Edhe pasi të jetë e barabartë do të merremi, sepse është e jona, është në habitatin e vet në shtëpinë e saj.

– Edhe më pastaj, sepse mendojmë, shprehemi, ëndërrojmë dhe ndërtojmë ardhmërinë tonë në gjuhën tonë.

– Edhe më tutje, sepse është e nënës dhe e babait, e gjyshes dhe e gjyshit, e vajzës e djalit, është e studentëve.

– Edhe për përhera, sepse je ti, je gjuha që flet, është fjala e parë që duhet të flasish në shqip para një të panjohuri apo i huaj qoftë, të të njoh kush je e ç`identitet ke.

– Sepse kur e humb nuk je më, nuk ekziston, je asimiluar…

Sot është 18 maji, dita kur një brez i ri merr përsipër kauzën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Jo për ta tregtuar, jo për ta shkëmbyer me pushtet si dje dhe si sot! Jo per ta shpallur te mbyllur diçka që jeton dhe do të jetojë bashk me ne. Por për ti dhënë shpirt, për ta mbajtur të pastër dhe të pastër ta dorëzoj te brezi i ri nesër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments