www.telegrami.mk
analizë
Izet Mexhiti po flet për “efikasitet” dhe zvogëlim të numrit të komunave, por shumë shqiptarë me të drejtë shtrojnë pyetjen: kush garanton se pas këtij procesi nuk dobësohet pesha politike dhe gjuhësore e shqiptarëve?
Nëse komunat e vogla shqiptare, ku shqiptarët janë 60% deri 90%, bashkohen ose zhduken administrativisht, atëherë rrezikohet përdorimi praktik dhe institucional i gjuhës shqipe në nivel lokal. Kjo bëhet edhe më e ndjeshme në kohën kur qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski hap debate për formulimin e “20%-shit”.
Prandaj kritikat ndaj Izet Mexhiti nuk janë emocionale, por politike: pse të hapet tani tema e riorganizimit territorial pa garanci të forta kushtetuese për gjuhën shqipe dhe përfaqësimin shqiptar?I ndihmon Mickoskit -luan rolin e Qibritashëve te Ura e Gurit …Skopsko i sve e mozhno…stari shtos i politikës së bllokut maqedonas në RMV që nga 1992…
Askush nuk është kundër komunave funksionale dhe decentralizimit modern evropian. Por shqiptarët kanë frikë se “reforma administrative” mund të përdoret si mjet për zvogëlim gradual të fuqisë politike shqiptare në shumë zona.
Para çdo ndryshimi territorial duhet të ketë:
- garanci të paprekshme për gjuhën shqipe,
- ruajtje të balancës etnike,
- dhe konsensus të gjerë politik e qytetar.
Përndryshe, çdo reformë do të shihet si ndihmë indirekte ndaj agjendave që synojnë relativizimin e Marrëveshjes së Ohrit…www.telegrami.mk
====================
lajmi aktiv
======================================================
Mesut Shabani Tetovë

