17 C
Tetovo
E hënë, 6 Prill, 2026
BallinaLajmeStudentët i’a dorëzojnë kërkesën Ministrit të drejtësisë Igor Filkovit që provimi i...

Studentët i’a dorëzojnë kërkesën Ministrit të drejtësisë Igor Filkovit që provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën Shqipe

Studentët shqiptarë kanë dorëzuar sot kërkesë zyrtare te ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, për të mundësuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe informon Tetovasot.
Sipas studentëve, kjo kërkesë buron nga nevoja për barazi dhe respektim të të drejtave gjuhësore, duke theksuar se dhënia e provimit në gjuhën amtare është e drejtë legjitime dhe në përputhje me parimet e barazisë.
Ata kanë bërë të ditur se presin përgjigje nga Ministria e Drejtësisë dhe kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh, do të vazhdojnë me aktivitete dhe protesta të tjera demokratike.
Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe është një nga kërkesat kryesore të studentëve shqiptarë, të cilët prej ditësh po organizojnë protesta dhe marshime për realizimin e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments