-0.6 C
Tetovo
E shtunë, 10 Janar, 2026
BallinaLajmeLevica për një njësi zgjedhore,blloku shqiptar JO.Projektiligji për ndalim pirje duhani edhe...

Levica për një njësi zgjedhore,blloku shqiptar JO.Projektiligji për ndalim pirje duhani edhe në veturë.Pse dështoi shitja e banesave të Gruevskit? Sali Berisha thirje me 10 koka vezë dhe domate të gjuhen ministrat.(video koment)

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

https://telegrami.mk/rmv-partite-politike-shqiptare-pozite-opozite-ikin-prej-nje-njesi-zgjedhoresi-djalli-prej-kryqit/

 Reagimet e rezervuara ose kundërshtuese nga parti si BDI, VLEN dhe ASH–Sela-Taravari tregojnë se çështja nuk është vetëm teknike, por thellësisht politike. Ndryshimi i modelit zgjedhor do të ndikonte drejtpërdrejt në mënyrën e shpërndarjes së mandateve, në raportet mes partive dhe në hapjen e hapësirës për subjekte të reja politike, duke e zhvendosur garën nga logjika territoriale drejt asaj të përkrahjes reale elektorale.Listat e hapura për deputetë, si mekanizëm që zakonisht shoqëron një njësi të vetme zgjedhore, përbëjnë një sfidë serioze për partitë tradicionale. Ato e zhvendosin fuqinë nga kryesitë partiake te votuesi, duke i lejuar qytetarët të ndikojnë drejtpërdrejt se cilët kandidatë hyjnë në Kuvend. Në këtë kontekst, frika e partive si BDI, VLEN dhe ASH–Sela-Taravari lidhet me humbjen e kontrollit mbi renditjen e listave dhe përzgjedhjen e deputetëve, pasi kandidatë me mbështetje reale qytetare mund të tejkalojnë figurat e preferuara të partisë.

===================================================

https://telegrami.mk/shitja-e-dyte-e-apartamenteve-luksoze-te-konfiskuara-te-gruevskit-ne-vodno-deshtoi-nuk-pati-bleres-te-interesuar/

Fjala është për tre apartamente në Vodno, me një sipërfaqe totale prej 750 metrash katrorë. Fillimisht, apartamentet u vlerësuan me një vlerë totale prej 2.4 milionë eurosh, ndërsa tani çmimi i tyre është ulur në 1,843,000 euro.

Një nga apartamentet është me madhësi 155 metra katrorë, me një ballkon prej 95 metrash katrorë. Ky apartament u shit për herë të parë me një çmim prej 760,000 eurosh, dhe herën e dytë për 569,662 euro. Nga fotot e publikuara mund të shihni se apartamenti ka xhakuzi.Apartamenti i dytë është 199 metra katrorë, me një ballkon prej 48 metrash katrorë dhe fillimisht u shit për 847,000 euro, dhe më pas u ul në 635,220 euro.I treti është pothuajse identik në madhësi, pra 200 metra katrorë dhe një ballkon prej 48 metrash katrorë. U vlerësua në 851,000 euro, dhe tani ofrohet për 637,896 euro.Gruevski u dënua me shtatë vjet burg për “Parcela në Vodno” në shkallën e parë, dhe Dhoma e Apelit e rrëzoi vendimin dhe e rriti dënimin e tij në nëntë vjet burg. Në këtë rast, Gruevski, përveç blerjes së paligjshme të parcelave në Vodno, u dënua edhe për keqpërdorim të donacioneve të partisë.JA SI SHTETI MBRON NJERZIT E VET..DARDHA KA BISHT KUJT IAMBA SI QYTETARË TËKETË PUNË MEdap.POLICI FINANCIARE DHE PROKURORI PREJ NGA TI SI QYTETAR 1,800.000EURO.

==============================================

https://telegrami.mk/projek-tligji-me-i-rrepti-ne-histori-te-rmv-priten-kufizime-te-reja-per-qytetaret-pirja-e-duhanit-do-te-ndalohet-ne-kafene-restorante-dhe-ne-makina/

Sipas projektligjit, i cili është më i rrepti në historinë e Maqedonisë deri më tani, pirja e duhanit do të ndalohet në dhomat e mbyllura të objekteve të hotelerisë, por edhe në tarraca, nëse ato nuk janë plotësisht të hapura në tre anët.Duhet të ndalohet edhe pirja e duhanit në makina. Nuk do të lejohet pirja e duhanit në stacionet e trenave dhe autobusëve, tregjet dhe zonat e tjera publike.Risia më e madhe është se cigaret elektronike do të vendosen ligjërisht në të njëjtin nivel me cigaret e rregullta. Cigaret me aromë do të ndalohen plotësisht.

========================================

https://telegrami.mk/thirrja-e-berishes-ministrat-ti-godisni-me-veze-dhe-domate-te-pakten-10-veze-duhen-per-nje-koke-ministri/

“Kudo që shihni ministra, i gjuani me vezë ose domate, ata janë shkaktarët e fatkeqësive tuaja”, u shpreh Berisha në tryezë, duke ia atribuar përgjegjësinë për përmbytjet qeverisë dhe mënyrës së menaxhimit të situatës.Mësohet se lideri demokrat ka porositur strukturat demokrate që kur të shikojnë ministër të goditet deri me 10 vezë kokës, ndërsa zv/ministrat me pesë vezë!

================================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments