14.5 C
Tetovo
E enjte, 23 Tetor, 2025
BallinaLajmeDelegacioni nga Maqedonia e Veriut takohet në Londër me kryeministrin britanik

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut takohet në Londër me kryeministrin britanik

Një delegacion nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim në Londër me kryeministrin britanik, Keir Starmer, transmeton Anadolu.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, si dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili njoftoi për takimin nëpërmjet një postimi në platformën sociale amerikane X.

“Rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, diskutuam forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, (dhe) theksuam rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Mucunski.

Ndryshe, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën ishte mikpritëse e një samiti me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar sigurinë dhe rritjen ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments