7.6 C
Tetovo
E martë, 14 Tetor, 2025
BallinaLajmeBotaTrump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën...

Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe fuqisë që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij”, tha Trump para nënshkrimit.

“Kjo zgjati 3,000 vjet, a mund ta besoni? Dhe do të zgjasë. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën. Marrëveshja është aq e madhe sa do të parandalojë një Luftë të Tretë Botërore – e cila mund të kishte shpërthyer në Lindjen e Mesme”, tha presidenti teksa nënshkruante.“Mendova se kjo do të ishte ndoshta më e vështira dhe ndoshta në shumë mënyra ishte, por ne kishim shumë talente të shkëlqyera. Ne kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe u ndihmuam, në veçanti, nga vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, përfundoi presidenti.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments