Mësuesit më nuk do të kenë mundësinë që të notojnë nxënësit duke u bazuar në suksesin e lëndëve tjera, pasi nuk do të kenë qasje në ditarin elektronik për të parë notat e kolegëve të tyre.
Përveç kësaj siç paralajmëroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, notat e vendosura gabimisht në ditarin elektronik do të mund të korrigjohen vetëm nga administratori i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe atë me justifikim serioz se ka gabuar arsimtari.
Janevska tha se me masat e reja synohet do të ndalohen manipulimet me notat e nxënësve, përfshirë shlyerjen apo ndryshimin e tyre.
“Po, nuk do të ketë më shlyerje të notave, she vendosje të notave, nuk do të ketë më përshkrim të planeve arsimore dhe programeve, po, ditari elektronik nuk e lejon më atë. Nuk do të ketë më fshirje të notës nga dysh në pesë, atë do të munden vetëm administratori në MASH ta bëjë nëse do të ketë sqarim serioz për një gjë të tillë se ka gabuar arsimtari dhe të intervenoje në afat të shkurtër. Nuk do të intervenojnë më drejtorët në grafë e as do të mundët që të shihen notat e një lëndë tjetër nga arsimtarët e lëndëve tjera, kjo nuk funksionon”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Lidhur me ankesat e prindërve dhe nxënësve për tekstet shkollore në gjendje tejet të keqe, me faqe që mungojnë, në grisura e shkatërruara, Janevska tha se librat rinovohen çdo pesë vjet sipas ligjit dhe shtoi se deri më tani nuk është zbatuar kjo praktikë, por siç tha, ligji tani do të zbatohet dhe nxënësit duhet të kujdesen për tekstet e tyre shkollore në të kundërtën prindi duhet ta kompensojë dëmin.
“Sigurisht, një libër shkollor mund të dëmtohet. Kjo është arsyeja pse kemi parashikuar një komision shkollor që do të marrë librin shkollor dhe do të përcaktojë nëse është i dëmtuar. Nëse libri shkollor dëmtohet, me kalimin e viteve, çmimi rritet, të cilin prindi duhet ta kompensojë për shkak të dëmtimit, në mënyrë që t’u mësojmë nxënësve se duhet ta respektojnë librin dhe të ulim shumën e parave që shteti jep për tekstet shkollore”, u shpreh Vesna Janevska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Sipas ministres Janevska, këtë vit për tekste e reja shkollore dhe për kompensimin e teksteve të dëmtuara janë shpenzuar rreth 11 milionë euro./ Alsat.mk