Policia ka zbardhur incidentin me shtetasin Suedes banues në Dibër të cilit më 28 korrik në Manastir iu morr me dhunë bluza që kishte veshur me motive kombëtare shqiptare.Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Manastir, janë identifikuar 5 persona, katër prej tyre 17 vjeç dhe një 14 vjeçar. Sipas dëshmisë së 32 vjeçarit, personat në fjalë i janë ofruar dhe kanë kërkuar që ta heq bluzën.
I njëjti e ka hequr pasi ka parë se nuk mund të konfrontohet me gjithë grupin. Të njëjtit më pas me maska në fytyrë kanë shpërndarë fotografi duke u krenuar se kanë arritur që një shqiptari t’ia marrin bluzën në Manastirin sipas tyre të pastër maqedonas.
Policia ka ngritur kallëzime penale ndaj 5 personave për nxitje të urrejtjes në baza nacionale. / Alsat.mk