22.4 C
Tetovo
E premte, 22 Gusht, 2025
BallinaLajmeNë Pollog, 6000 votues më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021

Në Pollog, 6000 votues më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021

Në gjashtë komunat e rajonit të Pollogut, respektivisht në Komunën e Tetovës, Zhelinës, Bërvenicës, Tearcës, Bogovinës dhe Jegunocit, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit të drejtë vote kanë 189.835 votues, shkruan gazeta KOHA. Në Tetovën me 117 vendvotime, të drejtë vote kanë 87.113 votues, në Zhelinë – në 35 vendvotime të drejtë vote kanë 25.440 votues. Në Komunën e Bërvenicës, në 24 vendvotime të drejtë vote kanë 16.014 votues, në Tearcë me 30 vendvotime – të drejtë vote kanë 22.494 votues, në Bogovinë me 38 vendvotime – të drejtë vote kanë 28.822 votues. Në Jegunoc, në 21 vendvotime të drejtë vote kanë 9952 votues. Gjithsej në këto gjashtë komuna ka 265 vendvotime.Arben Fejzuli nga Zyra rajonale e Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë, thotë se nëse krahasojmë të dhënat me numrin e votuesve në zgjedhjet lokale të vitit 2021, në gjashtë komunat e Pollogut, ka rreth 6 mijë votues më shumë, respektivisht në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gjithsej në këto gjashtë komuna ka patur 183.780 votues.Në ndërkohë, nga kjo zyrë rajonale kanë bërë të ditur se prej ditës së shtunë fillon edhe shqyrtimi i Listës Zgjedhore nga qytetarët. Me këtë, çdo ditë, duke filluar nga ora 8 deri në ora 20 në mbrëmje deri më 11 shtator, qytetarët mund të kontrollojnë Listën e Zgjedhësve për zgjedhjet lokale se a janë në listë ose jo.Përveç kësaj, qytetarët gjatë 20 ditëve të ardhshme, mund të informojnë edhe organet shtetërore nëse eventualisht kanë ndryshuar vendbanimin. Ndërkohë, për shkak të punimeve infrastrukturore në tre shkolla të mesme të Tetovës, respektivisht në Shkollën e Mesme Komunale Tekstile, në ish objektin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe në Shkollën e Mesme Shtetërore të Bujqësisë, pritet të ketë zhvendosje të vendvotimeve. Sipas informacioneve jozyrtare, votuesit që kanë votuar në 4 vendvotime në objektin e Shkollës së Mesme Tekstile – do të mund të votojnë në objektin e ri të çerdhes Rilindja. Votuesit, të cilët tradicionalisht kanë votuar në ish objektin e shkollës së mesme të mjekësisë afër stacionit policor, do të votojnë në objektin e Shkollës së Mesme të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviç”.Ndërkohë, nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me 8 vendvotimet në Shkollën e Mesme Shtetërore të Bujqësisë, pasi edhe atje janë duke u kryer punime. Nga Zyra rajonale e Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë thonë se zyrtarisht, në këtë drejtim nuk kanë asnjë shkresë nga instancat më të larta se si do të bëhet shpërndarja e votuesve në objektet shkollore ku tashmë kryhen punime dhe në zgjedhjet e kaluara janë zhvilluar procese zgjedhore. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments