Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka vendosur kufizime për vizitat e ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi, duke përfshirë 11 individë në çështjen lidhur me administrimin e drejtësisë
Prokuroria Speciale kishte kërkuar që vizitat të ndaloheshin vetëm për tre vëllezërit e Thaçit, por vendimi i fundit ka përfshirë gjithsej 11 individë. Në mesin e tyre janë Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër persona të tjerë, emrat e të cilëve janë redaktuar.
Gjithashtu, sipas pretendimeve të prokurorisë, këta persona gjatë vizitave të mëparshme kishin marrë udhëzime nga i akuzuari që pastaj t’i përcillnin tek dëshmitarët e mbrojtur. E mbrojtja e Thaçit theksuar thënë se kufizimet e kërkuara janë të panevojshme dhe cenojnë të drejtat themelore të Thaçit për jetën private dhe familjen.
Por, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se kufizimet janë të nevojshme për të zbutur rrezikun e zbulimit të informacioneve konfidenciale. Gjithashtu, sipas gjyqtares, këto kufizime janë vetëm tek individët për të cilët ka tregues që kanë marrë pjesë në vizita ku janë zbuluar informacione konfidenciale.