19.2 C
Tetovo
E hënë, 18 Gusht, 2025
BallinaLajmeVLEN: BDI, pronë e oligarkëve të rinj

VLEN: BDI, pronë e oligarkëve të rinj

VLEN në një postim në Facebook thanë se: BDI po humb mbështetjen mes qytetarëve. Nga zgjedhjet në zgjedhje, BDI shënon vazhdimisht rënie në numrin e deputetëve dhe kryetarëve të komunave. Qytetarët, në çdo palë zgjedhje, po e japin gjithnjë e më qartë mesazhin se nuk duan më të drejtohen nga një strukturë e korruptuar dhe e konsumuar. Në vend të besimit, BDI përballet me zhgënjim masiv dhe zemërim nga elektorati i vet.

BDI është pothuajse pa kandidatë në mjediset shqiptare. Në këto zgjedhje lokale, BDI nuk ka kandidatë të vet në shumicën e komunave ku shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese, në Gostivar, Strugë, Saraj, Dibër, Vrapçisht dhe shumë të tjera. Ata janë tërhequr plotësisht nga vendet që dikur ishin simbol i organizimit politik shqiptar. Atje ku ende kanë kandidatë, edhe vetë e dinë se do të humbin. Ky është dëshmia më e qartë për krizën e thellë politike ku ka rënë kjo parti.

Po ulen edhe partnerët e koalicionit. BDI dikur paraqitej si faktor bashkimi. Sot është braktisur pothuajse nga të gjithë partnerët seriozë të koalicionit. Çdo ditë parti politike dhe individë largohen nga koalicioni i tyre, duke denoncuar politikat e gabuara dhe praktikat korruptive të udhëheqjes së Ali Ahmetit. Me BDI-në kanë mbetur vetëm Danella Arsovska, partia “Levica” dhe disa politikanë shqiptar të blerë me para.BDI është kthyer në biznes privat. Sot, BDI nuk është më një parti politike, por një biznes privat i një grushti njerëzish nga maja e udhëheqjes. Ata kanë ndërtuar perandori pronësie në sektorin e energjisë, tregti, naftë, ndërtim dhe patundshmëri. Pozitat politike janë përdorur për pasurim personal, ndërsa qytetarët kanë mbetur pa zgjidhje për problemet e tyre. Me këtë parti kanë mbetur vetëm ata që janë të shantazhuar apo të blerë.

Populli po e ndëshkon BDI-në prej kohësh. Zgjedhjet janë pasqyra më e besueshme e forcës politike. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, BDI nuk do të fitojë asnjë komunë me peshë. Rënia e tyre politike ka vite që ka nisur dhe është një proces i pakthyeshëm. Qytetarët, dhe veçanërisht shqiptarët, më në fund e kanë kuptuar të vërtetën: se BDI nuk është mjet për zhvillim dhe barazi, por pengesë dhe barrë për përparimin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments