21.8 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeMickoski: Në thirrjen e dytë për projekte kapitale në komuna ka mbi...

Mickoski: Në thirrjen e dytë për projekte kapitale në komuna ka mbi 800 projekte

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me thirrjen e fundit publike nga linja prej 250 milionë euro për zhvillimin e komunave, deklaroi:

“Pikërisht, po kthehem nga një ngjarje e tillë që e organizon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Mund të them se thirrja e dytë ka më shumë se 800, mendoj se kishte 862 projekte saktësisht, mos më merrni për fjalë. Shumica janë në Ministrinë e Transportit, rreth 600. Pak më shumë se 120 ishin në mjedisin jetësor, në përgjithësi në të dyja thirrjet ka rreth 1200 projekte. Këtu në Veles kemi 18 projekte. Kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Tani kemi një problem tjetër, le të shohim nëse mund t’i mbyllim të gjitha ato projekte në aspektin e ndërtimit, sepse e dini, kur 1200 kantierë të rinj i shtohen të gjithë atyre që tashmë ekzistojnë, kjo bëhet një problem për operativën ndërtimore. Ne kemi mbajtur një takim me Odën Ekonomike dhe me Odën e Ndërtuesve. Po përgatisim një gantogram të aktiviteteve. 20 miliardë denarë janë të dedikuara vetëm për vetëqeverisjen lokale. Prandaj, besoj se kjo mbështetje është një motiv dhe frymëzim i madh për komunat dhe kryetarët e tyre që të vazhdojnë të japin rezultate për qytetarët dhe ta ndjekin shembullin e Qeverisë.”
Jam i bindur se këtë do ta bëjnë kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, pas fitores së madhe që pres të ndodhë në zgjedhjet lokale.i:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments