23.3 C
Tetovo
E diel, 6 Korrik, 2025
BallinaLajmeNë Spitalin Klinik të Tetovës përveç stafit, ka mungesë edhe të materialeve...

Në Spitalin Klinik të Tetovës përveç stafit, ka mungesë edhe të materialeve për ndërhyrje kirurgjike

Për shkak të mungesës së kuadrit në repartin e Ortopedisë në Spitalin Klinik të Tetovës, por edhe mungesës së materialeve të nevojshme, që prej një viti nuk kryhen ndërhyrje kirurgjike. Shefi i këtij reparti thotë se situata do të rëndohet edhe më shumë, pasi dy mjekë do dalin në pension.

“Kemi pasur materiale që kanë mbetur, dhe jemi munduar me aq sa kemi pasur mundësi t’i shfrytëzojmë edhe ato. Edhe pse dikur tek ne është planifikuar zhvillimi i mëtejm dhe intervenimet edhe më të ndërlikuara por sic e dimë, në pjesën e personelit mjekësor po ashtu jemi të hendikepuar. Momentalisht jemi gjashtë specialistë nga të cvilët dy janë në pensionim e sipër, shpejtë presim pra me padurim nga specializantët që të pranohen në repartin tonë”, tha Arton Neziri, Reparti i Ortopedisë .

Ndërhyrje nuk kryhen as në repartin e ORL-së. Edhe atje ka mungesë kuadri dhe mungesë materialesh.

“Nga menaxhmenti i mëparshëm, ka pasur materiale ortopedike që ishin akumuluar aty dhe që nuk i punojnë mjekët tanë. Tani bëjmë përpjekje me komisionin që të bëjmë eliminimin e atyre materialeve që nuk na duhen dhe të shfrytëzojmë të tjerat. Për këtë do shohim se çka mund apo smundet të shfrytëzohet dhe patjetër të bëjmë furnizime të reja. Shpresoj para gjashtë javësh të kryhet kjo punë”, theksoi Agim Berisha. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

I gjithë problemi, sipas udhëheqjes së spitalit, ka ardhur si pasojë e furnizimit të spitalit me materiale për ndërhyrje më të ndërlikuara, por në mungesë të kuadrit, këto operacione nuk u bënë asnjëherë, ndërsa furnizimet e reja shkaku i mungesës së hapësirës, gjithnjë po ngecnin./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments