20.3 C
Tetovo
E premte, 4 Korrik, 2025
BallinaLajme“Do të shqyrtohen të gjitha licencat e dhëna për kompanitë që përpunojnë...

“Do të shqyrtohen të gjitha licencat e dhëna për kompanitë që përpunojnë kanabisin për qëllime mjekësore”

Qeveria do të nisë së shpejti shqyrtimin e licencave që i janë dhënë kompanive për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ky vendim i organit ekzekutiv vjen pas disa shpërdorimeve që janë bërë nga këto subjekte, kanabisi në vend që të përfundon për qëllime mjekësore, ka përfunduar në treg të zi. E tillë ishte edhe sasia prej mbi 100 kilogram që u kap në Strumicë. Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se shumë shpejtë opinioni do ta kupton se cili ministër, nga cili subjekt dhe cilëve kompani i ka dhënë leje për përpunimin e kanabisit.“Opinioni do të dëgjon shumë gjëra se si ka vepruar Qeveria LSDM-BDI në pjesën e dhënie së licencave për përpunimin e kanabisit dhe si kanë vepruar ministrat e kësaj Qeverinë në Shëndetësi. Mos harroni se aty kishte ministra e LSDM-së, të BDI-së, të Aleancës krahu i Ziadin Selës dhe të Aleancës tjetër krahu i Arben Taravarit. Të gjitha do t’i dëgjon opinioni”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Në tregun e përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore janë përfshirë kryesisht shtetas të huaj, por edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në disa raste, policia ka sekuestruar kanabis në vlerë prej miliona euro, ndërsa kompanive i janë sekuestruar licencat. Megjithëse ligji aktual i mundëson atyre rikthimin e licencave. Kjo industri më e zhvilluar është në rajonin e Pellagonisë, Vardarit, rajonin Juglindor si dhe në rajonin e Pollogut. Në nivel shteti kanë funksionuar rreth 100 kompani për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Disa prej tyre u mbyllën kur Qeveria refuzoi ndryshimet ligjore që t’i lejon atyre prodhimin edhe të kanabisit të thatë dhe eksportin e tyre jashtë shteti. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments