10.1 C
Tetovo
E shtunë, 26 Prill, 2025
BallinaLajmeNga të shtënat në Duqanxhik, ndërron jetë 31-vjeçari!

Nga të shtënat në Duqanxhik, ndërron jetë 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar me iniciale A.S. nga Shkupi ka vdekur pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar, transmeton TV21.

“Në lidhje me të shtënat në Bit Pazar, ju njoftojmë se i lënduari A.S. (31) iu është nënshtruar plagëve”, qëndron në njoftimin e MPB-së.Policia konfirmoi se i plagosuri u është nënshtruar plagëve të marra. Tani për tani nuk dihet kush është dorasi dhe as motivet që e kanë çuar të shtie mbi të riun. Në njoftimin e parë policia kumtoi se rreth orës 14:00 është raportuar se në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazarit ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje policia ka gjetur gëzhoja të shumta. Policia konfirmoi se pas të shtënave një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinik ‘Nënë Tereza’, ku edhe ndërroi jetë. Policia thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments