Për lëvizjen ZNAM është e papranueshme që kushdo që bashkëpunon me dyer të hapura apo të mbyllura me BDI-në e pareformuar të jetë pjesë përbërëse e partneritetit në të cilin merr pjesë kjo lëvizje, tha në një konferencë për media zëdhënësi i partisë, Nikolla Memov.Sipas tij, lëvizjet në partnerin shqiptar VLEN nuk janë kërcënim për shumicën parlamentare dhe se koalicioni qeveritar aktualisht po funksionon pa probleme dhe pa asnjë pengesë.
“Qeveria është stabile, vetëm me ZNAM-in dhe koalicionin e VMRO-DPMNE-së sigurohet shumicë prej 64 deputetësh dhe po ashtu edhe deputetët në koalicionin VLEN që e mbështesin qeverinë”, tha Memov.
Ai shtoi se zhvillimet në VLEN janë çështje e tyre e brendshme.
ZNAM mbrëmë mbajti mbledhjen e Bordit Ekzekutiv për të diskutuar situatën aktuale politike në vend. Një nga konkluzionet e miratuara, që i deklaroi zëdhënësi në konferencën e sotme për media, është se Lëvizja ZNAM “Për Maqedoninë tonë” nuk pranon bashkëpunim me zyrtarë të mëparshëm, aktualë dhe të ardhshëm, deputetë dhe anëtarë të LSDM-së për të cilët ka pasur indikacione se kanë marrë pjesë ose janë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Maqedoni.