6 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeHumori anglez alla LVV /Donika Gërvalla merr "meritat" për njohjen që solli...

Humori anglez alla LVV /Donika Gërvalla merr “meritat” për njohjen që solli Pacolli: Unë dhe Vjosa Osmani u takuam me ish-Presidentin e Kenias në 2021

Republika e Kenias sot ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Lajmi u bë i ditur nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili me kontributin e tij edhe e solli këtë njohje.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo u shpreh se ishte ajo dhe presidentja Osmani që u takuan me ish-presidentin e Kenias në vitin 2021 ku tha se në takim ka parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

Postimi i plotë:

Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan.

Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.

Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments