4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi: I kemi siguruar mjetet, Tetova shumë shpejtë do të ketë...

Teuta Arifi: I kemi siguruar mjetet, Tetova shumë shpejtë do të ketë pesë autobusë

etë muaj pasi Portalb.mk informoi se Komuna e Tetovës nuk kishte aplikuar në Bankën Botërore për marrjen e huasë për autobusët, kryetarja Arifi sot potencoi se kjo punë tashmë është kryer.. Sipas saj, Komuna e Tetovës ka siguruar mjete prej rreth 72 milion denarë për furnizim me pesë autobusë dhe se procedura e prokurimit të këtyre autobusëve, do të filloje në janar, shkruan Portalb.mk.

Sipas kryetares Arifi, tanimë janë siguruar 72 milion e gjysmë denarë për furnizim me pesë autobusë, dhe se dje nga Ministria e Financave ka arritur marrëveshja deri te Komuna e Tetovës për fillim të procedurës për prokurimin e autobusëve, e cila pritet të nënshkruhet sot.

“Kemi siguruar mjete nga banka botërore prej 72 milion e gjysmë denare për furnizim me pesë autobusë për ndërmarrjen e transportit publik, dëshiroj të ju informoj se dje nga Ministria e Financave na është dërguar marrëveshja për ta nënshkruar kontratën dhe fillimin e procedurave për prokurimin e autobusëve. Sipas kësaj siç janë duke shkuar punët, mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi.

Për Portalb.mk, nga Ndërmarrja publike “Tetova Transport” në maj të këtij viti thanë se janë në procedurë të përgatitjes së orareve, linjave, dhe stacioneve. Përgjigjen identike e morëm sot nga Beadini, sipas të cilit, të njëjtat shumë shpejt do të jenë gati.

“Jemi ende në fazë të përgatitjes, besoj se shumë shpejt të njëjtat do të jenë gati pasi edhe e kemi obligim që t’i kryejmë” theksoi drejtori i ndërmarrjes “Tetova Transport”, Fejsal Beadini.

Është e dyta herë me radhë që nga Komuna e Tetovës dhe Ndërmarrja për transport publik “Tetova Transport” pohojnë se nga banka botërore janë siguruar mjete për furnizim me pesë autobusë, pasi që e njëjta deklaratë u tha edhe në Maj të këtij viti, kurse u demantua nga Ministria e Financave.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës, kurse në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, u votua edhe statuti i kësaj ndërmarrje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments