Një studente e Fakultetit Juridik, e cila u godit nga një veturë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugëve në Beograd, u lëndua rëndë dhe jeta e saj është në rrezik, u bë e ditur nga qendra emergjente.
Policia serbe ka identifikuar dhe ka gjetur shoferin me inicialet M. P. (38), i cili siç dyshohet ka goditur me veturën Ford Focus një vajzë njëzetvjeçare, dhe më pas është larguar me shpejtësi. Dyshohet se në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.Videot shqetësuese të regjistruara nga dëshmitarët okularë, tregojnë se shoferi ka goditur studenten, e cila përfundon në çatinë e veturës.
Tokom odavanje pošte stradalim, u Ruzveltovoj ulici u Beogradu, povređena je devojka kada ju je udario i nosio na krovu automobila nakon čega je pala ulicu. pic.twitter.com/M7nxsSuBK2
— TV N1 Beograd (@n1srbija) January 16, 2025