-4 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaLiderët botëror mirëpresin marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit

Liderët botëror mirëpresin marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit

Komuniteti ndërkombëtar përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, me udhëheqësit dhe organizatat që theksuan nevojën për ndihmë të menjëhershme humanitare, për Gazën dhe kërkuan zgjidhje afatgjata për rajonin.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e përshkroi marrëveshjen si një zhvillim të rëndësishëm, duke theksuar se prioriteti tani është lehtësimi i vuajtjeve të mëdha, të shkaktuara nga ky konflikt.

Ai përsëriti angazhimin e OKB-së, për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi , përshëndeti marrëveshjen, duke nënvizuar rëndësinë e dërgimit të shpejtë të ndihmave humanitare në Gaza.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, e përshkroi marrëveshjen si ‘të shumëpritur’ dhe vuri në dukje se fokusi duhet të jetë, në dërgimin e ndihmës humanitare dhe krijimin e një të ardhmeje, më të mirë për izraelitët dhe palestinezët.

“Për palestinezët e pafajshëm që i kanë parë shtëpitë e tyre të kthyera në fushëbetejë, ky armëpushim duhet të shoqërohet me ndihmë masive humanitare.” tha ai në një deklaratë.

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock, shprehu shpresën se pengjet do të lirohen së shpejti dhe vdekjet në Gaza do të ndalen. Thirrni përgjegjësit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për paqe.

Bashkimi Evropian e “përshëndeti” lajmin për shpalljen e marrëveshjes së armëpushimit. “Unë mirëpres marrëveshjen e armëpushimit dhe marrëveshjen e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, e cila do të sjellë lehtësim për ata që janë prekur nga ky konflikt shkatërrues.” tha Komisionerja Evropiane, Dubravka Suica, në një postim në X.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan , tha se marrëveshja është një hap i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. 

“Pas shumë muajsh konflikti, ne ndjejmë një lehtësim të madh për pengjet, për familjet e tyre dhe për popullin e Gazës. Shpresojmë se ky armëpushim do t’i japë fund armiqësive dhe do të shënojë fillimin e një paqeje të qëndrueshme. Belgjika është e gatshme të ndihmojë.” tha kryeministri belg Alexandre De Croix. Syri.net- Kathimerini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments