7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë shqiptar fiton zgjedhjet në Morbach, Arianit Besiri do ta drejtojë komunën...

Një shqiptar fiton zgjedhjet në Morbach, Arianit Besiri do ta drejtojë komunën gjermane

Edhe një sukses nga diaspora shqiptare. Kësaj here, lajmi na vjen nga Gjermania, konkretisht nga komuna Morbach në landin Rheinland-Pfalz. Në një postim në rrjetet sociale edhe, zoti Arianit Besiri, ndër të tjera shkruan: “Faleminderit për mbështetjen. Të fortë së bashku. Kryetari i bashkisë së EG Morbach nga data 1 mars 2025. Ndërsa, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se Arianit Besiri ka shkruar histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Gjermani.

Ajeti në një postim në Facebook shkruan se fitorja e Besirit në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz shënon një moment të veçantë, jo vetëm për mërgatën tonë në Gjermani, por edhe për integrimin e tyre

“Një lajm i mrekullueshëm nga diaspora jonë! Fitorja e Arianit Besirit në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz shënon një moment të veçant, jo vetëm për mërgatën tonë në Gjermani, por edhe për integrimin e tyre. Marrja e 60.2% të votave në një komunë gjermane me rreth 11,000 banorë është një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes që Arianiti ka fituar nga komuniteti lokal.

Kjo fitore shënon një precedent të rëndësishëm në historinë gjermane: një shqiptar nga Mitrovica zgjidhet për herë të parë kryetar komune. Arianiti, i cili ishte vetëm një vjeç kur familja e tij u shpërngul nga Kosova si pasojë e represionit serb, ka arritur një sukses që frymëzon të gjithë shqiptarët”, shkruan ambasadori.

Ai tutje bën të ditur se Arianit Besiri i angazhuar prej vitesh në politikën gjermane,  ka qenë aktiv në kuadër të SPD-së dhe së fundmi duke shërbyer si bashkëpunëtor shkencor tek deputeti Lars Castellucci, kryetar i Komisionit për Politikë të Brendshme në Bundestagun gjerman.

“Fitorja e tij nuk është thjesht një arritje personale, por një mesazh i fuqishëm për diasporën shqiptare dhe brezat e ardhshëm: suksesi dhe përkushtimi nuk njohin kufij kombëtarë. Shqiptarët, kudo që ndodhen, mund të kontribuojnë në mënyrë të fuqishme në çdo nivel të shoqërisë. Urime Arianit! Një histori suksesi që na bën të gjithëve krenarë”, shkruan tutje ai. Komuna shtrihet në një lartësi midis 430 dhe 770 m mbi nivelin e detit në vargmalin e ulët malor të Hunsrück në kufi me rrethin Birkenfeld, afërsisht 25 km në juglindje të Wittlich dhe 35 km në lindje të Trier.

Popullsia e saj është 11,051. (Wikipedia) Qyteti më i afërt është Bernkastel-Kues. Deri në reformën administrative komunale në Rheinland-Pfalz në 1969, komuna i përkiste distriktit Bernkastel, me seli në Bernkastel-Kues. Komuna siç është sot u ngrit më 31 dhjetor 1974 kur bashkia e re e Morbach u formua nga vetë Morbach dhe 18 komunat e deriatëhershme vetëadministruese të Bischofsdhron, Elzerath, Gonzerath, Gutenthal, Haag, Heinzerath, Hinzerath, Hoxel, Hundheim. , Hunolstein, Merscheid, Morscheid-Riedenburg, Odert, Rapperath, Wederath, Weiperath, Wenigerath dhe Wolzburg. Kjo fitore, do të jetë edhe një frymëzim për gjeneratat e reja, që të jenë pjesë aktive edhe në politikën e atyre vendeve ku jetojnë. I urojmë shumë suksese, bashkëkombasit tonë! (helveticALforum.ch)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments