Pas caktimit të masave të sigurimit ndaj tyre, pak minuta më parë janë paraqitur në SPAK, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zhvilloi një megaoperacion në Elbasan për të goditur aktivitetet kriminale.
Burime për mediat bëjnë me dije se me urdhër të SPAK, janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan të lidhura me Suel Çelën, si dhe në banesat e familjarëve apo të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale.
Për gazetarin Artan Hoxha, është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe akuzohet për veprën penale “anëtar i organizate kriminale”.
Ndaj gazetarit Elton Qyno, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa ky i fundit akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv”.
Hoxha dhe Qyno, hynë së bashku në dyert e SPAK siç shfaqet edhe në pamje.