Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se çështja e ndërtimit të banesave në lokacionin arkeologjik në Shkup, ku në vitin 2023 u gjet pllaka “Dardanus”, është hapur si çështje në kuadër të koalicionit VLEN, shkruan TV21. Mexhiti thotë aty kishte artefakte që dëshmojnë lashtësinë e shqiptarëve në vendin tonë.Është ngritur si çështje në kuadër të VLEN-it dhe do e rishqyrtojmë, fatkeqësisht edhe pse me vonesë, edhe pse ishin artefakte që dëshmojnë lashtësinë e shqiptarëve në Shkup dhe më gjere. Fatkeqësisht me vonesë është ngritur si çështje dhe do e rishqyrtojmë, të shohim pra se çka mund të bëjmë që ta ruajmë si trashëgimi të këtij vendi dhe shqiptarëve në përgjithësi”, tha Mexhiti për TV21.