1.4 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota‘Cikloni i bombës’ në SHBA, ndërpritet energjia në më shumë se 600...

‘Cikloni i bombës’ në SHBA, ndërpritet energjia në më shumë se 600 mijë shtëpi

Një stuhi e fortë ka goditur brigjet e SHBA-së veri-perëndimore dhe Kanadasë perëndimore. Erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe dëborë për banorët që jetojnë në shtetet përgjatë Oqeanit Paqësor.

Dëmet e shkaktuara nga stuhia kanë përfshirë shkëputje të energjisë elektrike në më shumë se 600 mijë shtëpi dhe dëmtimin e tyre. Gjithashtu një qytetare ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të pemës në ambientin ku ajo qëndronte.

“Cikloni i bombës” – siç e quajnë sinoptikanët, është shkaktuar nga presioni i ajrit që bie shpejt në bregdet, gjë që ka intensifikuar me ritme të shpejta sistemin e motit.

Meteorologët parashikojnë që gjatë javës do të ketë erë të fortë, shi dhe borë, gjë që do sjellë mbylljen e disa shkollave në Uashington.

Në një reagim në rrjete sociale nga Departamenti i Zjarrfikësve në Uashington, thuhet se gjendja është e rënduar duke paralajmëruar të qëndrohet larg dritareve dhe shmangien e daljeve jashtë shtëpisë.

Stuhia është shtrirë edhe në Kanada, në Kaliforninë veriore si dhe në Gjirin e San Franciskos ku pritet të ketë deri në 20 cm shi. Shpërthime deri në 160 km/h pritet të ndodhin dhe në brigjet e ishullit Vancouver.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments