4 C
Tetovo
E enjte, 14 Nëntor, 2024
BallinaLajmePresidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi: Maqedonia e Veriut nëse dëshiron të anëtarësohet...

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi: Maqedonia e Veriut nëse dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të realizoj marrëveshjet e nënshkruara

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev pas takimit me presidenten Gordana Siljanovska tha se Maqedonia e Veriut nëse dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të realizoi Kornizën Negociatore dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë.

“Ky ishte takimi im i tretë me Presidenten Siljanovska dhe mendoj se toni i marrëdhënieve, dialogu konstruktiv, dialogu pragmatik dhe i hapur që kemi krijuar me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, duhet të miratohet nga qeveria e RMV-së. Dy institucionet presidenciale tregojnë se dialogu është i mundshëm, por ai mund të jetë i hapur, konstruktiv dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve tona”, tha presidenti bullgar Rumen Radev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Baku, pas takimit me Siljanovskën.
Ai shtoi se me Presidenten e RMV-së maqedonas kanë biseduar për shumë çështje thelbësore.

“Problemi nuk është vetëm me përfshirjen me kohë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Presim që qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut së shpejti të zbatojnë gjithçka që është paraparë në Kornizën Negociatore dhe në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të mos humbasë kohën historike për anëtarësimin e saj”, tha Radev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments