5.1 C
Tetovo
E enjte, 14 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski paralajmëroi “luftë të palodhshme”: “Prokurorët kanë temperaturë kur duhet të veprojnë...

Mickoski paralajmëroi “luftë të palodhshme”: “Prokurorët kanë temperaturë kur duhet të veprojnë ndaj kriminelëve”

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi luftë të gjatë dhe të palodhshme në gjyqësorë kundër, siç tha, dëgjuesve të verbër të LSDM-së dhe BDI-së. Ai shtoi se instalimet e tyre në sistem janë rezistues, por do të mposhten. Ai këtë e tha si koment për propozimet e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik që anëtarët e tyre të jenë pjesë e Bordit të ri drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Kohë më parë reagoi edhe Komisioni antikorrupsion prej ku theksuan se është kudër ligjit që anëtarë të këshillit të jenë pjesë e bordit drejtues të akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas anëtarëve të KSHPK-së, këshilli gjyqësor dhe këshilli i prokurorëve publikë duhej të propozonin gjykatës aktivë dhe prokurorë për anëtarë të bordit drejtues e jo persona të cilëve funksioni u është vënë në pauzë. Nga këshilli nuk komentojnë derisa nuk e marrin vendimin. Ndërkohë nuk i tërheqin emërimet e tyre.

Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë paraprakisht vendosën që në Bordin drejtues të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publikë t’i emërojnë anëtarët e  tyre Antoaneta Dimovska, Hanif Zendeli, Dushica Dimitrieska dhe Bashkim Besimi. Nga partia në pushtet akuzuan se bëhet fjalë për persona të afërt me opozitë. Përndryshe mandati i përbërjes aktuale të bordit drejtues të akademisë skadon më 29 nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments