11.4 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBesar Durmishi ministër nga VLEN sfidon BDI-në: Le të dalin në rrugë...

Besar Durmishi ministër nga VLEN sfidon BDI-në: Le të dalin në rrugë dhe të shohin sa mbështetje kanë nga populli!

“Besar Durmishi, ministri i Ekonomisë dhe Punës nga radhët e koalicionit Vredi, sfidoi BDI-në që të protestojë në rrugë, për të parë nëse e kanë mbështetjen e popullit. Ai i cilësoi si qesharake pankartat e deputetëve të Frontit Evropian në Parlament”, transmeton TV 21.

Tv 21 transmeton deklaratën e Durmishit në këtë kontekst: “Të gjithë ata që mbanin pankarta në Parlament janë supermilionerë të politikës dhe kanë arritur në këtë gjendje sepse nuk u intereson çështja kombëtare shqiptare. Ata as që janë të interesuar për të gjithë qytetarët e * Maqedonisë. Nëse BDI-ja kundërshton diçka, le të dalë të protestojë në rrugë dhe të shohë sa përkrahje ka nga populli. Ata nuk kanë forcë për këtë dhe kështu bëjnë gjëra të ulëta dhe qesharake”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments