4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI quan 100 milion euro në persona të afërt

VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI quan 100 milion euro në persona të afërt

VMRO-DPMNE akuzon LSMD-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove që sipas tyre kanë përfudnuar në persona të afërt me pushtetin e kaluar, shkruan Alsat.

VMRO thotë se   përmes programit të Qeverisë për masat për ballafaqim me krizën Kovid-19 janë paguar mejte në vlerë mbi 6 miliardë denarë pa kritere të përcaktuara lidhur me përzgjedhjen e institucioneve dhe shumën e aprovuar financiare të pakthyeshme.

Më tej ata thoën se ndërtimi i Qendrës Klinike të re në Shkup me një projekt të braktisur në vitin 2017 do ti kushtonte shtetit 120 milionë euro.

Por, qeveria e LSDM-së dhe BDI-s ka shpërndarë para sa për një qendër klinike në mënyrë të dyshimt për një vit.

“Të dhënate revizionit janë edhe më shqetësuese në vazhdim, respektivisht ata thonë se  në ndarjen  e 100 milionë eurove, 33 për qind e pranuesve të mjeteve nuk kanë dorzëuar raport për realizmin e aktiviteteve në Qeveri, që nënëkupton qeveria në përgjithësi nuk ka pasur qasje ku kanë përfunduar 33 milion euro nga shuma e përgjithshme 100 milionë, që i ka ndarë pa kriterume të qarta”, tha Marija Miteva./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments