17.3 C
Tetovo
E martë, 24 Shtator, 2024
BallinaLajmeIrani refuzon thirrjet e Perëndimit,mund të sulmojë Izraelin këtë javë

Irani refuzon thirrjet e Perëndimit,mund të sulmojë Izraelin këtë javë

Irani ka refuzuar thirrjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe shtetet tjera perëndimore që të përmbahet nga hakmarrja kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran muajin e kaluar, raporton “BBC”. 

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka bërë thirrje presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, që të “tërhiqet nga kërcënimet për një sulm ushtarak”, në një bisedë të rrallë telefonike që e zhvilloi të hënën. 

Por, Pezeshkian tha se hakmarrja është “mënyrë për të ndaluar krimin” dhe se “Irani ka të drejtë ligjore ta bëjë këtë”, kanë raportuar mediumet iraniane. 

Izraeli, që nuk ka pranuar ende se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Haniyehut, ndërkohë ka vendosur ushtrinë e tij në nivelin më të lartë të gatishmërisë. 

SHBA-ja ka paralajmëruar se është në gatishmëri “për një sulm të madh” nga Irani apo satelitët e tij qysh këtë javë, dhe ka forcuar prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme për ta ndihmuar Izraelin që të mbrohen. 

Hezbollahu në Liban po ashtu po kërcënon me hakmarrje për vrasjen e një komandanti të lartë të tij në sulmet izraelite në Bejrut. 

Të hënën liderët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje Iranit dhe aleatëve të tij që të “frenohen nga sulmet që do të përshkallëzojnë më tepër tensionet në rajon”. 

Më vonë kryeministri britanik bisedoi me presidentin iranian, që është biseda e parë e nivelit të tillë që nga marsi i vitit 2021. 

E Ministria e Jashtme e Iranit ka refuzuar po ashtu thirrjet për përmbajtje. 

“Kërkesa të tilla janë jashtë logjikës politike, dhe në kundërshtim të plotë me parimet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare dhe janë të ekzagjeruar”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kaanani. 

Ushtria e Izraelit të hënën ka thënë se po merr deklaratat e Iranit seriozisht. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments