Ka nisur debati i thirrur nga komuna e Mitrovicës Veriore për hapjen e Urës së Ibrit ku po marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga kjo komunë.
Në pamjet e T7 shihet se pati edhe një përplasje verbale mes disa qytetarëve serbë dhe zëvendëskomandantit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani paraprakisht ka thënë se “sa i përket sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur”.
“E pyesim vetën si Polici e Kosovës pse kjo urë është mbyllur. Do të ishte mirë nga ju të dëgjojmë se pse kjo urë duhet të mbetet e mbyllur, sepse nga aspekti i sigurisë s’ka arsye. Nëse është për me siguru, ne kishim gjetur forma për ta siguruar në forma të ndryshme”, ka thënë Elshani, raporton Gazeta Express.