BallinaLajmeAKI Tetovë ngre alarmin për parcelën e zjarrfikësve: 7,77 milionë euro dhe...

AKI Tetovë ngre alarmin për parcelën e zjarrfikësve: 7,77 milionë euro dhe 40% për privatin (video)

Grupi i këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë akuzon komunën për tentim të tjetërsimit të pronës publike përmes një projekti të partneritetit publiko-privat.

Sipas AKI-së, projekti përfshin parcelën prej 6.768 metrash katrorë, ku ndodhet stacioni i zjarrfikësve. Partia pretendon se komuna do të vinte në dispozicion pronën publike dhe do të paguante edhe 7,77 milionë euro, ndërsa partnerit privat do t’i takonin 40 për qind e kompleksit.

AKI kërkon tërheqjen e menjëhershme të propozimit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments