3.3 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBlinken alarmon për një konflikt më të madh: Urgjentisht të bëhen zgjedhjet...

Blinken alarmon për një konflikt më të madh: Urgjentisht të bëhen zgjedhjet e duhura këto ditë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Lindja e Mesme është në shtegun e një konflikti më të madh.

Ai iu kërkoi palëve që ta ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve përshkallëzuese, një ditë pasi lideri politik i Hamasit Ismail Haniyeh u vra.

“Tash për tash, shtegu në të cilën po kalon rajoni është drejt më shumë konflikt, më shumë dhunë, më shumë vuajtje, më shumë pasiguri. Dhe është thelbësore që ne a thyejmë ciklin. Dhe kjo fillon me një armëpushim”, tha Blinken.

“Për të arritur atje, kërkohet që të gjitha palët të ndalojnë marrjen e veprimeve përshkallëzuese”, tha ai.

Blinken tha se ai nuk mund ta parashikojë efektin e “ndonjë ngjarjeje në atë që do të vijë më pas”, por “një armëpushim për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza për të krijuar qetësi në veri, midis Izraelit dhe Libanit” është në interes të të gjithëve.

Të gjitha palët duhet të gjejnë “arsye për të arritur në një marrëveshje, jo për të kërkuar arsye për ta vonuar ose për t’i thënë jo marrëveshjes”, tha ai.

Blinken tha se ka folur me kolegët e tij në të gjithë rajonin gjatë 24 orëve të fundit dhe se ata të gjithë ishin të fokusuar në arritjen e një armëpushimi.

Ai gjithashtu shprehu besimin se një marrëveshje ende mund të arrihet sepse tha se është “imperative që ne ta bëjmë këtë”.

“Është urgjente që të gjitha palët t’i bëjnë zgjedhjet e duhura në ditët në vijim”, shtoi ai.

Haniyeh ishte figura e dytë e një grupi të mbështetur nga Irani i vrarë brenda disa ditësh, pasi Izraeli veau një komandant të lartë të Hezbollahut në Bejrutin jugor në Liban.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments