1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas presionit mediatik dhe opozitar,me vonesë Afrim Gashi niset për SHBA në...

Pas presionit mediatik dhe opozitar,me vonesë Afrim Gashi niset për SHBA në Samitin e NATO-s ?!

Delegacioni shtetëror i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski mbërriti në Uashington, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s. Mickoski shoqërohet nga shefi i diplomacisë Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe ai i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.Mickoski nuk e përdori emrin kushtetues të vendit dhe për momentin nuk ka informacione për një takim të mundshëm bilateral me kryeministrin grek Kyriakos Micotakis, i cili më herët tha se Mickoski do të befasohet në mënyrë të pakëndshme në Samitin e NATO-s, sepse nuk e respektoi Marrëveshjen e Prespës. VMRO-DPMNE garanton se qeveria e re do të zhvillojë diplomaci për ndërtimin e urave miqësore.

Ndërkaq, përbërja e delegacionit që u nis për në Uashington u bë shkak për akuza të opozitares Frontit Euopian ndaj koalicionit “VLEN”. Opozitarët thonë se delegacioni është monoetnik dhe ky akt paraqet përpjekje sistematike për t’i larguar shqiptarët nga pjesëmarrja në përfaqësimin e vendit në proceset integruese.

Pas reagimeve, VLEN bëri të ditur se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mëngjesin e sotëm është nisur drejt Uashingtonit. Më herët nuk kishte asnjë informacion për synimin e tij për të udhëtuar në Samitin e NATO-s dhe as nuk u njoftua se ai ishte pjesë e përbërjes zyrtare të delegacionit shtetëror.Gashi, jo në Samitin e NATO-s siç thotë Taravari, por me shumë gjasa do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila do të mbahet në margjinat e Samitit të kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive, po ashtu në Uashington.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments