Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot i ka quajtur “qesharake” akuzat për punësim të pamjaftueshëm të kuadrit shqiptar në institucionet në shtet.
Ai u pyet për koment për atë se nga Fronti Europian e akuzojnë se jo vetëm në institucionet shëndetësore, por në përgjithësi ka pasur shumë pak punësime të kuadrit shqiptar.
“Më duken qesharak sepse nuk më duken seriozë. Në ato klinika ne i zgjedhim të gjitha kuadrot që janë profesionistë. I kemi në klinika ku drejtorë janë shqiptarë. Diku janë maqedonas, diku janë turq. Unë mendoj se na duhen drejtorë që janë menaxhues të mirë, janë të suksesshëm si kuadër dhe unë nuk besoj që përqindja e drejtorëve shqiptarë tash është më pak sesa më parë. Bile mund të them me plot përgjegjësi se është shumë më shumë sesa që ishte para 3-4 muajve”, tha mes tjerash Taravari.